“I sulemi Ndrenikës pse puthi Veliajn nën vështrimin dashamirës të policit babaxhan”, akademiku Fuga analizon gjestin e aktorit: E rrallë të të mbështesë një mik kur s’ke pushtet Sakis Kehaioglu, një prej avokatëve më të njohur në Greqi, mbrojtës i
disa prej të dënuarve më të njohur shqiptarë në shtetin fqinj, ka
vendosur të marrë në mbrojtje Ilir Kupën, një prej shqiptarëve të
arratisur nga burgu i Trikallasë dhe i arrestuar vetëm pak javë
më parë në Shqipëri.
Kehaioglu për më shumë se një orë ka takuar Ilir Kupën në ambientet e paraburgimit 302, ku ky i fundit mbahet që prej arrestimit nga Policia Shqiptare. Kupa ka kërkuar nga avokati që ta mbrojë në proceset gjyqësore që ka në Greqi.
Në një intervistë për “Top Channel”, avokati Sakis Kehaioglu rrëfen momentet e bisedës më Kupën, kur ky i fundit i ka kërkuar që mos të ekstradohet në shtetin helen pasi i druhet një gjykimi jo të drejtë atje.
“Ai më tha se nuk dëshiron të ekstradohet në Greqi, sepse mendon se në të kaluarën nuk ka pasur një gjykim të drejtë, kur u dënua me 57 vjet burg, që në bazë të legjislacionit do të thotë 25 vite burg. Ai më deklaroi se e akuzuan për 8 vjedhje sepse gjetën një makinë të përfshirë në këto grabitje, 6 blloqe banesash larg shtëpise ku ai banonte. Ai mendon se nuk do të ketë një gjykim të drejtë, por unë nuk jam dakord. Unë mendoj dhe jam i bindur që ai do të ketë një gjykim të drejtë. Unë i thash atij se, nëse je i pafajshëm nuk ke pse të kesh frikë nga asgjë. Nëse gjyqtarët do të gjykonin në bazë të lajmeve që jepen në televizone dhe gazeta, të cilat sic e dini ndryshojnë cdo ditë, atëherë kjo nuk është drejtësi”, tha avokati Kehaioglu.
Gjithashtu, Kupa ka kërkuar përmes përfaqësuesit të tij ligjor që të ketë një hetim për vrasjen e shokëve të tij, pasi i ka cilësuar ato si vrasje hakmarrëse nga policia greke.
“Ai është shumë i mërzitur për vdekjen e shokëve të tij, të Marianit dhe dy shokëve të tjerë dhe ishte me të vërtetë shumë i mërzitur për këtë gjë. Prandaj ai mu shpreh se do donte që të zhvillohej një hetim në Greqi lidhur me mënyrën e vrasjes së tyre”, nënvizoi Kehaioglu.
Ilir Kupa i ka rrëfyer avokatit të tij grek se nuk ka gisht në vrasjen e policit dhe një vajze gjatë kohës së arratisë. Ai ka pranuar se ka qenë më makinë, por se nuk ka qëlluar ai mbi ta. Sipas Kupës, ngjarja ishte aksidentale dhe ata janë qëlluar nga plumba rikoshet.
Ndër të tjera, Ilir Kupa ka treguar dhe momentet e arratisjes pas vrasjes së shokut të tij Marian Kola dhe qëndrimit në arrati deri në momentin e arrestimit, vetëm pak kilometra në periferi të Tiranës.
Top Channel