Është nënshkruar protokolli i bashkëpunimit të Ministrisë së Kulturës shqiptare dhe asaj të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, ngas minsitrat Kumbaro dhe Krasniqi, për kalendarin katërvjeçar të përbashkët kulturor mes dy vendeve.
Nënshkrimi u bë pas një dite takimesh mes dy ministrave dhe drejtuesve të institucioneve të artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore të dy vendeve.
Aktivitetet nisin nga 14 shkurti, me çeljen e ekspozitës në Prishtinë “Objekti i lëvizshëm i një arkivi”, organizuar nga Galeria e Arteve të Prishtinës dhe Fototeka Marubi.
Më 17 shkurt një shfaqje për fëmijët në Prizren, organizuar nga Qendra Kombëtare e Fëmijëve, Tiranë. Gjithashtu do të ketë botime librash.
“Të dyja ministritë u angazhuan që të botojnë në bashkëpunim veprën e Jeronim Deradës, bashkë me komunitetet arbëreshë, që kanë një rol të rëndësishëm”, deklaroi ministrja shqiptare, Mirela Kumbaro.
Mes të tjerash: Në kuadër të përvjetoreve të Pavarësisë së Kosovës dhe Shqipërisë, respektivisht në shkurt dhe nëntor, do të organizohen shfaqje filmash në Prishtinë dhe Tiranë.
Hapësirë të përbashkët për filmin në festivalet prestigjioze si Berlinale dhe Kanë, viti 2015. Ministrat shpallën edhe angazhimin e përbashkët për mbështetjen e Festivalit të Gjirokastrës në vitin 2015.
“Hartimi i këtij kalendari tregon rëndësinë që shtetet tona i japin kulturës”, tha nga ana tjetër Memli Krasniqi, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës.
Top Channel