Grabitësit e dhunshëm para gjyqit

06/02/2014 00:00

Protagonistët e videos së grabitësve që vodhën me dhunë një karburant,
dolën para gjykatës, e cila vendosi masën e sigurisë ‘arrest me burg’,
vetëm për episodin e vjedhjes ku ata shfaqen duke vjedhur dhe rrahur
barbarisht rojet.

Ndersa me heret policia deklaroi se operacioni “gjahtaret e nates” zbardhi edhe pese ngjarje te tjera kriminale, te kryera sipas te njejtes skeme, edhe ne disa pika karburanti ne qytetet Laç, Burrel, Lushnje dhe Vore. Por per keto ngjarje organi i hetimit nuk dha asnje deklarate para gjykates çka do te thote se per keto episode te zbardhura nga policia, Prokuroria eshte ende nen hetim siç edhe kishte ne hetim grupin ne çastet kur u krye arrestimi.  

“Nese ne vertetojme, – tha nje burim i prokurorise, – qe kater te rinjte Aleksander Daci, Fredi Mallungja, Rigers Halmusaj dhe Kristi Koleci jane te implikuar edhe ne keto ngjarje, atehere ka shume mundesi qe akuza te rendohet ndaj tyre duke shtuar edhe akuzen tjeter te grupit te strukturuar kriminal”.

Mesohet se te rinjte i kane deklaruar gjyqtarit Arian Aliaj se “jane te penduar”. Ne vjedhjen me dhune ne Ibe te komunes Berzhite te rinjte nga Kamza paraqiten si kliente per te blere karburant dhe ne momentin qe secili prej tyre zgjedh nje pozicion prane objektit ne fjale ata sfaqen duke goditur shitesin e me tej, nderkohe qe ngjarja mbyllet me lidhjen e te dy shitësve, si dhe me rrembimin e shumes se lekeve qe ndodhej ne kasaforte. Prokuroria thote se grupi u zbulua ne baze te pergjimimit disa ditor, ku te rinjte planifikojne nepermjet telefonit nje tjeter grabitje.

Top Channel