Prefekti i Vlorës, Besnik Dervishi është thirrur sërish në Prokurorinë e
Krimeve të Rënda pas arrestimit të të dyshuarit si njeriu që kishte
porositur vendosjen e lëndes plasëse në automjetin e tij.

Mesohet se Dervishi i ka qëndruar deklarates së dhënë edhe në media, duke këmbëngulur para organit të hetimit se nuk e njeh shtetasin Marion Mitro dhe nuk e di se cilat jane shkaqet qe e kane shtyre ate te urdheroje kete veprim.

Por nderkohe Marion Mitro, i akuzuar per veprime terroriste ka deklaruar para Gjykates se e ka mik Dervishin dhe shok Julian Sinanajn, duke kundershtuar edhe me argumentin se ka lidhje me lenden plasese qe ishte instaluar poshte automjetit te Dervishit. Julian Sinanaj eshte rrefyer duke treguar se lenden plasese e kishte porositur Mitro per shkak te demtimit te nje biznesit te tij ne Uje te Ftohte.

Mitro u arrestua ne tentative per t’u larguar nga Shqiperia nepermjet areoporit te Rinasit, dy dite pasi Julian Sinanaj ishte arrestuar ne Tirane.

Top Channel