‘Laborator’ droge fshehur pas një koteci, një i arrestuar dhe një i shpallur në kërkim në Maliq, si u zbuluan nga autoritetet
Një tjetër alarm për bombë në një shkollë në kryeqytet, i dyti brenda pak ditësh ka vënë në gatishmëri policinë e kryeqytetit.
Alarmi është dhënë përmes një telefonate anonime në sallën operative në drejtorinë e policisë së kryeqytetit që fliste për një bombë të vendosur në shkollën profesionale elektrike, e cila ndodhet në zonën e qytetit të nxënësve në kryeqytet.
Forca të shumta policie kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë kryer evakuimin nxënësve të shkollës dhe stafit mësimor. Pas kontrollit alarmi per bombe rezultoi fals.
Alarmet për bombë në shkollat e kryeqytetit janë kthyer në një fenomen shqetësues kohët e fundit. Vetëm pak ditë më parë u dha alarmi për bombë në shkollën 9-vjeçare ‘1 Qershori”, por që më pas rezultoi se ishte fals dhe për këtë u shoqërua edhe një minoren si personi që përmes telefonatës anonime kishte dhënë alarmin.
Top Channel