Tiranë-Vorë, humb jetën 50-vjeçari

05/02/2014 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e të mërkurës në aksin rrugor Tiranë-Vorë.

Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen pasi mjeti që drejtonte, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një shtyllë. Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi me inicialet U.B.

50-vjeçari është dërguar në gjendje kritike në spital dhe ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Top Channel