Tiranë, punonjësi vjedh 20 mijë euro në bankë

05/02/2014 00:00

Vidhen 20 mijë euro në një bankë pranë qendrës së Tiranës. Mësohet se
ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së martë, ndërsa vetëm mbrëmjen e kaluar
drejtuesit e bankës kanë bërë denoncimin në polici.

Vonesa për denoncim në polici lidhet dhe me faktin, pasi dyshohet se autor i grabitjes së shumës së parave të jetë një punonjës i brendshëm i bankës, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me 2 persona të tjerë, çfarë ka lënë me shpresë drejtuesit e bankës për një pendim të mundshëm të autorit dhe kthim të parave.

Forcat e komisariatit numër 2 në kryeqytet kanë marrë në pyetje punonjësit e bankës, ndërkohë që kanë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në identifikimin e autorëve.

Top Channel