Është shkatërruar me tritol  godina 5-katëshe e ndërtuar pa leje në Rrugën e Elbasanit në afërsi të zonës së njohur si “Vilat Gjermane”.

Pas tre përpjekjesh të dështuara e katërta ka rezultuar e suksesshme duke bërë të mundur hedhjen në tokë të saj. Nga verifikmet e bëra nga inspektorë të Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, kjo godinë ishte ndërtuar pa leje.

Ndonëse pronarët e objektit pretendonin se e kishin futur në proces legalizimi dhe madje janë përleshur me inspektorët e INUK, u vërtetua se Agjencia e Legalizmeve nuk kishte pranuar të fuste në proces këtë objekt, i cili ka nisur të ndërtohet në muajin shtator, duke i kthyer përgjigje negative pronaërve të tij.

Të martën paradite objekti u rrethua nga inspektorët e INUK, u bënë përgatitjet e duhura për vendosjen e sasisë së nevojshme të lëndës plasëse dhe në orën 15:00 të ditës së mërkurë nisën përpjekjet për ta hedhur në tokë këtë godinë.

Vetëm në orën 15 e 30, në përpjekjen e katërt u bë e mundur shembja e saj e cila shkaktoi dëme të vogla në gondën ngjitur me të.

Top Channel