Në kuadër të një operaconi me shtetin francez, u riatdhesuan mbremjen e se martës 48 shtetas shqiptarë.

Ata mbërriten ne Rinas, nga disa shtete europiane, ku kishin thyer rregullat e vendosura nga BE për shkejen në hapësirën shengen.

“Dëshiroj që t’i jap mesazh të gjithë qytetarëve shqiptarë, të respektojnë qarkullimin në hapësirat e lëvizjes së lirë, Shengen. Qeveria shqiptare është e angazhuar të respektojë të gjitha detyrimet që vijnë nga bashkëpunimi që ka me Komunitetin Europian për sa i përket lëvizjes në hapësirën Shengen. Gjithashtu ky operacion i parë realizohet dhe në kuadër të krijimit të një Task-Force me urdhrin e Kryeministrit për të monitoruar mekanizmin e liberalizimit të lirë të vizave”, tha zëvendësministrja e Brendshme Elona Gjebra.

Sipas zevendesministres se Brendshme eshte duke u bashkëpunuar me disa shtete te BE-se, per deportimin e shqiptareve qe u eshte refuza kerkesa per azil.

Top Channel