Punëtorët e kompanisë të kontraktuar për ndërtimin e rrugës
Tiranë-Elbasan kanë protestuar të mërkurën për rreth një orë pranë fshatit Ibë, për
pagat e pamarra prej më shumë se 7 muajsh.

“Presupozohet që në të vetmen firmë ne kemi kontrata të rregullta pune. Në këto kontrata thotë që do të fillonim punë nga fillimi deri në përfundim të veprës. Kemi shtatë muaj pa marrë paga”, thotë një punëtor.

Nga kompania nuk kemi marrë asnjë premtim. Kjo është situatë e papranueshme sepse nuk kemi marrë asnjë shpjegim”, thotë një tjetër punëtor.

Shuma e lekëve arrin deri në 300 mijë për person, ndërsa punëtorët thonë se nëse nuk do të ketë një reagim nga ana e përfaësuesve të kompanisë, protesta mund të shkojë deri në bllokimin e rrugës kryesore.

Pranë kompanisë që ka kontraktuar këto punëtorë nuk ka asnjë reagim edhe pas kërkesës së Top Channel për të komunikuar me një prej zyrtarëve.

Punonjësit e kompanisë kanë pranuar disa herë kërkesën për likujdim, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Shumë prej tyre i janë drejtuar edhe Drejtorisë së Rrugëve apo edhe Ministrisë së Transporteve, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje për këtë problem.

Top Channel