Arvizu: Ndotja mjedisore, situatë serioze

05/02/2014 00:00

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, e ka cilësuar serioze situatën e ndotjes mjedisore.

Përkundër bukurisë së natyrës shqiptare, që ai tha se është e rrallë, diplomati amerikan deklaroi se mjedisi është tërësisht i shkatërruar dhe vihen re dëmtime serioze, që ende po ndodhin në ujrat shqiptare.

Gjatë ndarjes së çmimeve të “Akt Now”, ambasadori deklaroi se “ ditë pas dite, muaj pas muaj e vit pas viti, shtresat e shisheve dhe të qeseve plastike të hedhura nëpër plazhe, rriten jo vetëm në to, por edhe në degët e lumenjve. Situata është serioze”, u shpreh ai.

Me çmimin “Act Now – Vepro Tani” janë vlerësuar rojet e Kepit të Rodonit, të cilët kanë pastruar plazhin e Kepit të Rodonit dhe ambientin përreth nga mbeturinat plastike.

“Act Now” është një lëvizje e iniciuar nga Ambasada amerikane në Tiranë, që nxit ndërgjegjësimin për çështje aktuale në Shqipëri.

Top Channel