Detaje nga konflikti me 28 të proceduar në Tiranë/ Sherri nisi në TikTok, një nga të miturit pretendonte se i kishin ngacmuar motrën. U ndanë në grupe dhe…
Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga një të ri pasi është kapur në
flagrancë teksa po shiste tri pistoleta bashkë me tre krehra kundrejt
shumës 300 mijë lekë të reja.
Albin Mexhaj, 29 vjeç, banues në fshatin Gërdec, Tiranë është arrestuar nga Komisariati i Policisë numër 2 Tiranë, në kuadër të një operacioni të uniformave blu.
“Pas marrjes në kohë të informacioneve për këtë shtetas u bë e mundur kapja në flagrancë, përgjatë momenteve të tregtimit të tre armëve të zjarrit, tip pistoletë, të markave ‘Ekol’ special 99, CAL, 9 mm, P.A.K, së bashku me tre krehra”, thuhet në deklaratën e policisë së Tiranës.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.
Top Channel