Çifti i të moshuarve Sako dhe Bedrie Leka nga 70 vjeç jane goditur me
mjete të forta ne trup. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të
së martës në lagjen ’18 Tetori’ në qytetin e Lushnjës.

Dy personat e maskuar pasi kane kercenuar nusen e djalit duke i kerkuar te tregonte se ku ishin parate, kane nisur t’i gjuanin me lopate. Pasi kane kontrolluar neper shtepi dhe nuk kane gjetur ate qe kerkonin jane larguar neper erresire.

Te moshuarit jane derguar ne spitalin e Lushnjes, per te marre ndihmen mjeksore dhe sipas mjekeve jane jashtë rrezikut per jeten. Pas kesaj ngjarjeje policia e Lushnjes ka shoqeruar ne Komisariat 40 persona si te dyshuar.

Sipas burimeve policore, po hetohet edhe per nje konflikt pronesie. Çifti Leka eshte pronar i nje siperfaqjeje trualli ne qender te qytetit te Lushnjes dhe prej disa vitesh eshte ne konflikt me persona te tjere qe pretendojne pronesine.

Ndërkohë policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes dhe dhunes se ushtruar mbi familjen Leka.

Top Channel