Pronarët sulmojnë punonjësit e INUK

04/02/2014 00:00

Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit ka nisur përgatitejt për prishjen e
një tjetër ndërtimi pa leje në rrugën e Elbasanit në Tiranë.

Por, teksa isnpektoret kane rrethauar objektin dhe kane nisur te bejne shpimet per te vijuar me vone me shperthimin kane reaguar pronaret e ketij objekti, te cilet jane konfliktuar me ndertimoret.

Ne mbeshtetje te punonjeseve te Inspektoriatit Ndertimor kane shkuar dhe forca te rendit, te cilet nuk kane lejuar qe ky konflikt te  merrte përmasa të rënda. Ndërtesa, e cila ka edhe dy kate nën tokë dhe ishte e destinuar për biznes ndodhet në hyrje të rrugës për tek ‘Vilat Gjermane’.

Ajo është rrethuar ditën e sotme nga forcat e INUK të ndihmuar edhe nga policia e kryeqytetit ndërsa në orët në vijim do të nisë puna për hapjen e vrimave për të vendosur sasinë e caktuar të eksplozivit që do të bëjë të mundur shkatërrimin e godinës.

Shpërthimi i kontrolluar do të bëhet ditën e merkure, ndërkohë që në aksionin për prishjen e godinës do të angazhohen edhe ekspertë të xhenios dhe ushtrisë.

Top Channel