Pamjet e grabitjes së pikës së karburantit

04/02/2014 00:00

Në provat materiale që ka policia në lidhje me grabitësit e karburanteve është edhe një video ku shfaqet mënyra se si vidhnin gjashtë të rinjtë nga Kamza.

Fillimisht ata paraqiteshin si klientë për të blerë karburant. Njëri prej tyre futej më në thellësi të mjediseve të tij, duke parë si kureshtar për vaj makine.

Në momentin që të rinjtë vendoseshin në pozicion, ata nisin vjedhjen e dhunshme, duke goditur të gjithë shitësit e karburantit. Vjedhja përfundon me lidhjen e të dy shitësve, si edhe marrjen e të hollave në kasafortën e tyre, që ndodhet në dhomë.

Policia ka publikuar vetëm një nga vjedhjet e karburanteve, e xhiruar nga kamerat e objektit që u vodh, ndërsa disponon disa të tilla me prova të pakontestueshme për veprimtarinë kriminale të të rinjve të arrestuar një ditë më parë, gjatë një aksioni të koduar “Gjahtarët e Natës”.

Policia ndaloi mëngjesin e së hënës gjashtë të rinjtë, me banim në Bathore dhe Kamëz, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim pasi dyshohen që në një hark të shkurtër kohor të kenë grabitur gjashtë pika karburanti në Tiranë, Vorë, Laç, Burrel dhe Lushnje.

Ata u kapën gjatë përgatitjes së një vjedhjeje me dhunë të një pike karburanti të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Pogradec.

Top Channel