“Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin Ilir Karçini, 44 vjeç, biznesmen i njohur në fushën e hidrokarbureve u
la në masën arrest me burg për akuzën e sigurimit të mjeteve për të
kryer vrasje, në dëm të jetës së shtetasit Piro Bare.
Pronari i kompanise ‘Primo Gaz’ doli para gjyqares Etleva Deda për t’u njohur me masen qe e njejta gjyqtare shpalli ne mungese diten e arrestimit te tij, nderkohe qe mesohet se ne gjykate ai ka shqiptuar vetem gjeneralitet.
Prokuroria e Krimeve te Renda, e cila po drejton keto hetime per kete grup te strukturuar, i cili deri me tani rezulton te kete porositur gjashte ngjarje kriminale, raportohet se ende nuk e ka marre ne pyetje te akuzuarin Karçini, i dyshuar si porositesi nepermjet Mehillajve, i vrasjes me pagese te Piro Bares. Megjithate policia thote se menjehere pas ndalimit, Karçini ka deklaruar se nuk ka lidhje dhe nuk e njeh Julian Sinanajn, si dhe se nuk e ka kerkuar vrasjen e Bares. Te njejten gje ka shprehur ne gjykate edhe avokati i marre prej biznesmenit, is-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i cili mesohet te kete shtuar se kerkon kohe te njihet me dosje dhe se do ta apeloje vendimin e lenies ne burg te klientit te tij.
Grupi i hetimit deklarohet se i ka provat e mjaftueshme, qe e implikojne biznesmenin ne porositjen e ketij krimi, mes te cilave fakti qe Julian Sinanaj e dinte adresen ku kishte zyrat Karçini, si dhe fakti tjeter qe Karçini e kishte parapaguar Sinanin 50 mije euro, ndersa pjesen tjeter do t’ia transferonte pas atentatit. Sipas anetareve te grupit te hetimit, mes shume fotove qe i jane vene per njohje, Sinanaj ka vene gfishtin te fotoja e Karcinit, duke treguar, sipas tyre, se ai e njihte biznesmenin.
Top Channel