Të përfshirë në listën e të inkriminuarve në dosjen e vrasjeve me pagesë
nga Julian Sinanaj janë edhe gjashtë persona të tjere, nga të cilët
publikë deri më tani janë bërë vetëm dy, kushërinjtë Mëhillaj, Andon dhe
Genis.

Policia mendon se dalja e pakontrolluar e disa informacioneve i dhane mundesi personave ne fjale te largohen nga vendi ose te fshihen, duke krijuar probleme per hetimin policor. Pavaresisht se kane nisur hetime nga Prokuroria dhe Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, ka dyshime te theksuara se nje pjese e informacioneve u perdoren pa kontroll.

Me urdher te ministrit te Brendshem, ne mes te javes se shkuar u nderrua i gjithe grupi hetimor i policise qe po merrej me çeshtjen, duke u vendosur te tjere specialiste ne drejtim te saj. Por policia nuk asnje prove deri tani, nese dikush brenda radheve te saj mund te kete dekonspiruar qellimisht operacionin, duke i dhene mundesi te dyshuarve te tjere te largohen.

Ka dyshime te forta se disa porositës, perveç kusherinjve Mehillaj, u larguan nga vendi, ne daljen e pare te informacionit se, Julian sinanaj ishte arrestuar, apo se, bashkepuntori i tij filloi t’i rrefente policise historite e porositesve.

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrinë e Brendshme, eshte duke hetuar paralel me prokurorine ne kete drejtim, megjithate ende nuk eshte dhene asnje lidhje se, anetaret e grupit hetimor mund te kene pasur lidhje apo te kene dhene informacion per porositesit.

Mos ruajtja e sekreteve hetimore dhe rrjedhja e informacioneve, qofte edhe brenda rradheve te policise, demtuan hetimin sipas burimeve te Ministrisë së Brendshme, duke i dhene mundesine disa prej te hetuareve te largoheshin nga vendi.

Levizja e tyre sipas hetimeve te deritanishme mendohet te kete ndodhur perpara se dy te arrestuarit e pare filluan te bashkpunonin me policine. Gjate hetimeve paprake qe nga mesdita e se shtunes se 25 janarit, kur u arrestua edhe Julian Sinanaj, te implikuar ne historine e vrasjeve me pagese ishin te pakten dhjete persona, nga te cilet deri me tani jane arrestuar kater prej tyre.

Ndërkohë që policia e Tiranës ka publikuar fotot e dy kushërinjve Mëhillaj gjatë mesditës së të hënës dhe ka vendosur shifrën e 10 mijë eurove shpërblim për çdo të dhënë që do të jepet për gjetjen e tyre.

Të dy kushërinjtë, ndihmës në pjesën më të madhe të krimeve të kryera nga Julian Sinanaj, mendohet që të fshehin edhe porositësit e vërtetë të disa krimeve. Sipas Sinanajt, në disa raste dy kushërinjtë nuk ia treguan emrat e vërtetë të porositësve të krimeve. 

Top Channel