“Gjyqin ta bëjnë injorantët”/ Debat në “Shqipëria Live” për fjalët e Robert Ndrenikës, Lekatari: Humbi dinjitetin. Rexha: Ti nuk vlerëson dot tëndin
Gjykata e Kavajës ka dënuar me 35 vjet heqje lirie piktorin durrsak Ardian Tragaj, që u shpall fajtor për vrasjen e dy personave në një kompleks turistik te Mali i Robit, krim që ndodhi në verën e vitit 2012, gjatë një konflikti pronësie.
Traga u shfaq i penduar para gjykatës, ndërsa tha se është viktimë e padrejtësive, që bëhen ndaj pronës së ligjshme.
Si pasojë e konfliktit në bregdet, mbetën të vrarë me armë zjarri Sulejman Shehu dhe Durim Pashallari, ndërsa u plagosën gruaja dhe djali i viktimës Shehu.
Pasi ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe ka dëgjuar të pandehurin kryesor, Ardian Tragaj, gjyqtarja Entela Shedula ka dhënë vendimin.
Prokuroria e Kavajës kishte kërkuar burgim të përjetshëm për Tragajn dhe 3 vjet burg për kushëririn e tij, Leonard Tragaj, i cili u dënua me 2 vjet për armëmbajtje pa leje.
Gjykata e shpalli fajtor Ardian Tragajn, duke e dënuar me 35 vjet burg, për vrasje në rrethana të cilësuara, plagosje të lehtë dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake, vendim që sipas mbrojtjes do të ankimohet.
Top Channel