Rreth 80 mijë  qytetarë që banojnë në zonën e Kombinatit në Tiranë vuajnë çdo ditë nga era e rëndë dhe tymrat që vijnë nga landfilli i Sharrës  ku përpunohen mbetjet urbane të kryeqytetit.

Qytetarët druajnë përhapjen e sëmundjeve të ndryshme që shkaktohen nga dioksinat që çlirohen në ajër.

Ndërkaq, kryetari i njësisë bashkiake numer 6, që adminsitron zonën e Kombinatit në kryeqytet  akuzon Bashkinë e Tiranës për abuzime me fondet e destinuara për karburant  dhe moskryerjen e plote të procesit të përpunimit të mbeturinave në Sharrë.

“Kjo vjen si pasojë e keqmanaxhimit që i bëhet këtij landfildi. Këtu hyn puna që procesi nuk bëhet si duhet, shtresat e dheut nuk vihen siç duhet, djegia e gazit nuk bëhet dhe lihet t’i thithin qtytetarët. Tre vjet më parë harxhoheshin 9 mijë litra dhe nuk kishim probleme, ndërsa sot 18 mijë litra dhe këto fonde abuzohen dhe vidhen përditë me naftë dhe mënyra të tjera në landfildin e Sharrës”, akuzoi Cenollari.

Cenollari sqaron se  këtë problem e ka ngritur disa herë në Bashkine e Tiranës, por nuk ka marrë përgjigje, ashtu sikunder edhe për probleme të tjera që lidhen me pastrimin e zonës së Kombinatit apo përmbytjeve  sa herë bie shi.

“Unë jam një njësi, e cila administrohet nga një administrator i majtë dhe Basha thotë që nuk ju shoh politikisht, por realisht vërejmë që sot, unë e qytetarët e Kombinatit kemi pasoja vetëm pasi jemi njësi e majtë”, deklaroi Cenollari.

Top Channel