“Nuk kam qenë në bandën e Zanit”

02/02/2014 15:35

Ardian Licaj, me detyrë shefi i antidroges në Vlore i është përgjigjur akuzave të bëra nga Partia Demokrtatike një ditë më parë, duke u shprehur se në Mifol, në 1997-n ka qënë si punonjës i Policise Kriminale dhe se asokohe ka shkuar për të qetësuar situatën si dhe për të bërë të mundur hapjen e rrugës nga bandat.

Sipas Liçajt, ai dhe disa punonjës të tjerë të policisë kanë zhbllokuar rrugën, që automjetet mes të cilëve edhe gazetarë të hynin në Vlorë.

“Në vitin 1997 u nisëm në drejtim të urës bashkë me kolegë të ëtjerë, që njëri nga kolegët që atë ditë ishte me mua sot është edhe dëshmor i atdheut, zoti Andrea Kanani. Paloka e të tjerë kanë ardhur e ka vënë lule sa e sa herë për ta dhe e quaj hiprokrizi totale, se mbase na kanë dashur të gjithëve të pjekur e të djegur, për të na përdorur këta politikanët si do të kishin dashur”, deklaroi Liçaj për “TCH”.

“Atë kohë kam vajtur në urë për të negociuar për të nxjerrë shëndoshë e mirë udhëtarët, mes të cilëve edhe një BMV me gazetarë brenda, midis tyre edhe Frrok Çupi. Kundërshtuam Zanin, që zoti Paloka i thotë gjeneral dhe neve ushtar, por ai duhet të dijë një gjë që unë e kam prejardhjen gjeneralësh dhe jo ushtarësh”, shtoi shefi i anti-drogës.

Ardian Liçaj u shpreh se deputeti Paloka ka denigruar figurën e tij dhe se per këtë do t’a denoncojë në Prokurori.

Top Channel