Ish-konsullja e Milanos: Rama-Bushati shpifin

02/02/2014 16:45

Dy ditë pasi u publikua kallëzimi penal për shpërdorim detyre dhe përfitime financiare ndaj ish-Konsulles së Përgjithshme në Milano, Nausika Spahija, ka reaguar kjo e fundit.

Përmes një emaili dërguar mediave, ajo thotë se kryeministri Rama dhe Ministri i Jashtëm Bushati kanë gënjyer në mënyre të paskrupullt për abuzime me sherbimin “call center” në konsullatë.

“Ky aktivitet është bërë ne koordinim të plotë me kabinetin e ministrit Haxhinasto, i cili ka dhënë aprovimin dhe udhëzimin që përveç “call center”, të ofrohet shërbimi edhe nepermjet platformes elektronike”, deklaroi zonja Spahija.

“Ministri Bushati” shton ajo, “gjithashtu gënjen kur deklaron mbylljen e “call center”, pasi ky shërbim është mbyllur kohë më parë”.

Spahija hedh poshte akuzen e transferimit te 45 mije eurove tek kompania e “call center” dhe mohon gjithashtu akuzen per zhdukje te dokumentacionit, duke i cilesuar keto mashtrime te ministrit Bushati.

Nausika Spahija, ështe cuar per ndjekje penale pas raportit te auditit te Ministrise se Jashtme, ku sipas tij jane gjendur shkelje te ligjit per perfitime financiare gjate kohes qe ajo ka mbajtur detyren e Konsulles se Pergjithshme ne Milano.

Top Channel