Në kujtim të Artan Metës

29/01/2014 00:00

Një vit më parë, qyteza e Vilasorit në Sardenjë u trondit nga një ngjarje fare absurde.

Artan Meta, emigranti qe punonte si banakier prej 23 vjetesh ne hotelin “Mondial” humbi jeten si pasoje e agresionit te dhunshem nga nje 18-vjeçar italian.

Mbremja e 21 Janarit ishte e trishte. Prane makinetes se cigareve do te aftohej nje makine me tre te rinj.

Njeri prej tyre, i identifikuar si  Nikolas Melis, pasi kishte futur nje kartmonedhe 5 euro per te marre nje pakete cigare, nisi te godiste pajisjen.

Artani, duke dashur te qetesonte te riun, i cili po shkateronte nje prone private, i afrohet…Biseda nuk ishte zgjidhja.

Pa asnje paralajmerim, 18-vjeçari e godet ne koke duke e lene pa ndjenje.

Paçka nderhyrjes se shpejte mjekesore, pas nje jave ne koma, ai humb jeten.

Familja e Artanit vendosi te dhuronte organet e emigrantit, gjest i cili shpetoi dy jete.

I gjithe komuniteti Italian u indinjua nga kjo vrasje. Vete kryebashkiaku, Valter Marogliu, i dedikoi Artanit nje status ne një rrjet social, ku i shprehte te gjithe vleresimit dhe perpjekjen per te vene ne vend drejtesine.

Edhe pse ka kaluar nje vit nga ajo nate, i riu eshte ende i lire. Ndersa i gjithe komuniteti Italian dhe shqiptar ende kerkon drejtesi.

Kryebashkiaku i Vilasorit: Humbëm një njeri të mrekullueshëm

Ne nderim te Artanit, Kryebashkuaku i Vilasorit sot po viziton fshatin Ndroq ku eshte varrosur i ndjeri.

Kjo eshte nje vizite jo zyrtare per Valter Marongiun, i cili i shoqeruar nga nipi i viktimes, Armandi, ka ardhur ne Shqiperi posacerisht per te respektuar kujtimin e nje miku.

Ecen ngadale me nje tufe lule ne duar dhe shiritin e bashkise se Vilasorit, si per te percjelle nje mesazh te fundit ngushellimi, ne emer te gjithe komunitetit Italian qe aq shume e deshi.

Nuk e fsheh trishtimin teksa i drejtohet portes se varrezave te fshatit.

Qyteti qe e mirepritit per gati dy dekata, po i ben  nderimet duke i lene mbi pllaken e varrit stemen e bashkise.

Disa dite para kesaj vizite, ne Vilasor u mbollen tre peme ulliri ne kujtim te Artan Metes.

Njera per te kujtuar ate qe ishte Artani, tjera per komunitetin qe e mirepriti dhe e fundit per shqiptar ne qe jetojne ne Sardenja.

Te gjithe jane te prekur nga ngjarja. Te gjithe kerkojne drejtesi. Ai ishte nje njeri i mire qe i komuniteti Italian e donte. Nuk e meritonte te ikte ne kete menyre kaq te pa kuptimte, deri sa drejtesia te vihet ne vend…”Prehu te paqe Artan”!

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta