Qipro Veriore dekriminalizon marrëdhëniet gay

28/01/2014 00:00

Bashkimi Europian përshëndeti vendimin e Qipros Veriore për të shfuqizuar ligjet që dënonin me burgim marrëdhëniet homoseksuale.

Zona qipriote e kontrolluar nga Turqia mbetej territori i fundit europian ku marrëdhëniet homoseksuale vazhdonin të ishin të paligjshme.

Republika e Qipros u formua si rrjedhojë e një konflikti të shkurtër ushtarak midis Turqisë dhe Greqisë në vitin 1974 dhe ndonëse e pavarur, njihet zyrtarisht vetëm nga Ankaraja.

Komisionerja europiane për Çështjet e Brendshme, Cecilia Malmstroem reagoi në “Twitter”, ku shkruajti: “Tashmë e drejta për të dashur dikë është e ligjshme në të gjithë Europën”.

“Përgëzoj komunitetin LBGT turko-qipriot, që më në fund është në gjendje të ushtrojë të drejtën më thelbësore të njeriut nga të gjitha, të drejtën për të dashuruar. Shpresoj që ky shembull të shërbejë si udhëheqës për shumë vende të tjera ku homoseksualiteti konsiderohet ende si një krim”, deklaroi europarlamentarja britanike Marina Yannakoudakis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA