Pak minuta para se të niste ora e parë e mësimit, ne shkollen e mesme
“Partizani” në Tiranë, një djalë 16-vjeçar është goditur me thikë nga
një bashkëmoshatar i tij brenda ambienteve të shkollës.

Gjimnazisti është çuar ne Spitalin Ushtarak per te marre ndihmen e pare, ndersa policia po punon per zbardhjen e ngjarjes. Situata te tilla ndodhin jo rralle nëpër shkollat e vendit tonë dhe motivet jane te ndryshme.

Nje grup te rinjsh te cilet kane dale vullnetare per te dhene gjak, pas alarmit te mjekeve tregojne se incidenti mund te jete shkaktuar me dy djemve per nje vajze dhe tregojnë për mjedisin e dhunshëm që është sot mes adoleshentëve.

“Motivet e sherreve ndodhin më shumë për vajza, por në fakt janë tipa që duan të bien në sy si të fortët e shkollës. Nëpër shkolla vijnë nxënësit me kacavida dhe me armë të ftohta”, thonë gjimnazistët.

“Arsyet e sherreve janë shumë. Nisin për një fjalë, për një libër, për një mënyrë sjellje. Fillojnë në shkollë dhe mbarojnë jashtë saj”, thotë një tjetër gjimnazist.

Te rinjte tregojne se sherret mes tyre te cilat jo rralle perfundojne edhe me dhune fizike e plagosje vine per shkaqe te vogla ne dukje. Psikologet kerkojne ndihmen e prinderve te cilet duhet te jene me prane femijeve duke qene pjese e shqetesimeve te tyre dhe te
bashkëpunojnë me ta.

“Do të doja një bashkëpunim më të madh të prindërve për të njohur familjet e shokëve dhe shoqeve të fëmijëve të tyre. Në rast se ata do të kenë bashkëbisedim me njëri-tjetrin, atëherë edhe marrëdhëniet e fëmijëve të tyre do të jenë më të qeta dhe më të mira”, thotë psikologia.

Djali 16-vjeçar ndodhet ne spital, ku po i jepen te gjitha mjekimet e duhura.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA