
Çdo farmacist që mban në duar receta të tejmbushura me ilaçe ka të drejtë të riktheje pacientin tek mjeku për një kontroll të dytë të dozës së përcaktuar në recetë.
Eshte ky elementi me i ri i ligjit te barnave dhe sherbimit farmaceutik qe pritet te shkoje se shpejti per miratim dhe qe kufizon e parandalon recetat e ekzagjeruara me barna.
Drafti me i fundit i pergatitur nga Ministria e Shendetesise parashikon qe farmacisti te jete me i pergjegjshem perpara nje mjeku i cili jep ilaçe pa kriter.
Duke qene nje proces zinxhir, ligji i ri parashikon qe te krijohen edhe hapesirat e nevojshme per krijimin e nje sistemi gjurmimi, çka parashikon momentin e hyrjes se barnave qe nga importi, kontrolli e deri tek shitja ne farmacite e vendit nepermjet ketij sistemi elektronik.
Shqiperia eshte ende pjese e atyre vendeve ku ilacet blihen ne pjesen me te madhe te rasteve pa nje recete apo rekomandim nga mjeku.
Fenomeni i blerjes dhe konsumit te ilaceve pa kriter eshte problem i ngritur here pas here pergjate viteve te fundit dhe vazhdimisht jane bere fushata per ndergjegjesimin e shqiptareve ndaj perdorimit te antibiotikeve.
Pjese e shqetesimeve te ngritura ka qene edhe fakti se ne shume farmaci te vendit sherbejne te diplomuar qe nuk kane marre ende provimin e shtetit apo farmaciste te palicensuar.
Top Channel