Kodi i Procedurave Administrative, projekt për ndryshime

27/01/2014 00:00

Aktorët e drejtësisë kërkojnë ndryshime edhe në Kodin e Procedurave
Administrative. Ky projektligj ndodhet tashmë nën shqyrtim nga palët e
interesuara, të cilët janë duke përgatitur qëndrimet e tyre
përfundimtare.

Propozimet e reja vijne ne kuader te unifikimit te Kodit te Procedurave administrative me ligjet e reja te miratuara, siç eshte Ligji per Statusin e Nepunesit Civil, qe pritet te hyje ne fuqi ne muajin prill apo nisja nga funksionimi te Gjykates Administrative.

Mes ndryshimeve kryesore bie ne sy sjellja si nocion i ri i rasteve urgjente e pikerisht ne nenin 14 ku propozohet qe nese organi kompetent nuk mund te veproje ne kohe per shmangien e nje demi te pariparueshem ndaj interesit publik apo ndaj interesave te personave ai mund te ndermarre masa urgjente per shmangien e demeve.

Ndryshimet vijojne me tej ne kreun dy, per kompetencat mes institucioneve, kur ato nxjerrin aktet administrative. Ne Kodin aktual,  neni 35 thote se konfliktet juridiksionale zgjidhen nga Gjykatat perkatese, ne projektligj  propozohet fillimisht si risi “marreveshja unanime”, mes dy apo me shume organeve publike, kur ato ndodhen ne konflikt kompetencash.

I njejti nen vijon me tej me rastet kur nuk arrihet marreveshja, zgjidhja gjendet nga organi i perbashket epror. Kur konfliktet e kompetencave jane mes ministrive, ndryshimi propozohet i tille duke ja hequr Lryeministrit zgjidhjen e duke e lene kete te drejte Keshillit te Ministrave.

“Në Kodi i Procedurës Administrative që është projektligj flitet për një qendër shërbimi. Ai impakt që sjell që do të thotë që njerëzit kanë akses dhe të drejtpërdrejtë në administratë”, thotë shefja e kabinetit te Ministrise se Drejtesisë, Marsela Mezini.

Si problematike ne praktiken administrative te Kodit aktual shihet mungesa e delegimit ne procesin e vendimmarrjes nga niveli me i larte i heiararkise drejt atij me te ulet.

“Tjetër risi që sjell Kodi i Procedurës Administrative është që e detyron organin publik të mbrojë të dhënat në një procedurë administrative, deri në momentin që këto bëhen publike”, shpegon Mezini.

Top Channel