Policia në qytetin brazilian të Sao Paulos arrestoi 128 persona, gjatë një proteste të dhunshme kundër mbajtjes së Botërorit të futbollit në vend.
Gjatë manifestimit, një automjeti iu vu flaka, ndërsa u dëmtuam vitrinat e disa dyqaneve e bankave.
Disa automjete policie u dëmtuan, ndërsa disa ofericë u morën plagë të lehta, kur ndaj tyre u qëllua me gurë.
Dhuna detyroi autoritetet që të anullonin disa prej festimeve për 460-vjetorin e themelimit të qytetit, të planifikuara për t’u mbajtur gjatë ditës.
Sipas mijëra protestuesve, kostoja për mbajtjen e Botërorit është e paarsyeshme për një vend ku varfëria mbetet e gjithpërhapur.
“FIFA shko në shtëpi” dhe “Nuk na duhet Botërori” ishin disa nga slloganet e përhapura gjatë manifestimit.
“Ne jemi kundër shterimit të miliona e milionave për të pritur Botërorin. Këto para duhet të përdoren për të përmirësuar jetën tonë, duhet të investohen në shëndetësi, në arsim, në strehim dhe transport”.
Një valë protestash kundër Botërorit gjatë 2013-s detyroi presidenten Dilma Rousseff që të propozonte një sërë reformash politike.
Një prej premtimeve të saj ishte investimi i 25 miliardë dollarëve në transport, një prej pikave kryesore të pakënaqësisë popullore.
Top Channel