Tiranë, dëmtohen linjat e energjisë

25/01/2014 00:00

CEZ-Shpërndarje njofton se firma e ndërtimit që po punon për zgjerimin e
rrugës së Elbasanit, ka dëmtuar kabllot e Fiderit 312, pranë Fakultetit
të Histori-Filologjisë në Tiranë.

Avaria eshte regjistruar qe ne oren 07.24 te dites se shtunë. Per shkak te pakujdesise ne punime te kesaj kompanie private ndertimi,  nga demet e shkaktuara ne rrjetin e shperndarjes mbeten per disa ore pa energji elektrike: Rr. “Mustafa Lleshi”, Rr. Pjeter Budi “, Rr.”Stavri Vinjau“, “Rruga e Elbasanit” , si dhe Rr. “Dervish Hima “.

Ne nje njoftim te sajin, kompania CEZ-Shperndarje, shpreh shqetesim dhe idinjate per keto akte te perseritura nga kompanite private te ndertimit, qe ne shume raste me pakujdesine dhe papergjegjshmerine e tyre, behen shkak per nderprerjen e furnizimit me energji elektrike te abonenteve, duke demtuar linjat e shperndarjes.

Top Channel