Janë me dhjetëra rekomandimet dhe përpjekjet e autoriteteve shqiptare
për të zgjidhur çështjen e të gjithë atyre shtetasve, me çrregullime të
rënda mendore që mbahen në burg edhe pse ndaj tyre nuk ka një vendim
fajësie nga gjykatat, por vetëm një verdikt, mjekim i detyrueshëm.

117 persona me nje kartele te tille, duhet te mbahen sipas rekomandimeve ne nje institucion te posaçem, por edhe drafti i fundit qe ai te ndertohej ne Kruje, nuk u arrit te realizohej, duke i kthyer keshtu institucionet ne shkelje flagrante te ligjit.

Aktualisht palet po diskutojne qe ky Institut i Psikiatrise Ligjore te ndertohet ne periferi te Tiranes.Te pakten kjo eshte kryefjala e fundit mes Burgjeve dhe Ministrise se Shendetesise.

“Ekspertët e huaj dhe ata shqiptarë të Ministrisë së Shëndetisë, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë vlerësuar mundësinë e krijimit e institucionit mjekësor të veçantë për këta të dënuar. Mendohet të ndërtohet diku në Tufinë. Institucioni që ne aktualisht e kemi në varësi nuk ishte i përshtatshëm për të pritur dhe trajtuar këta shtetas”, thotë Rozalba Gogaj, specialiste e Cështjeve Shëndetësore në Burgje.

Perveç Komitetit Shqiptar te Helsinkit kjo çeshtje ka qene ne vemendje te pervitshme edhe në rekomandimet e Avokatit te Popullit. Ne keto rekomandime te percjella ministrave perkates, evidentohet fakti i mbajtjes se te semureve mendore ne kundershtim me ligjin per shendetin mendor dhe ne kundershtim me vendimet e gjyqesore, qe urdherojne mjekimin e detyruar te ketyre shtetasve.

“Situata është bërë e patolerueshme, për faktin se duke qenë se kemi 46 shtetas në spitalin e burgjeve, pra janë 46 shtretër që zihen nga këta shtetas, të cilët duhet të ishin në një institucion tjetër”, tha Gogaj.

Top Channel