Kopjimi i serverit të tatimeve, PD: Akt i rëndë

25/01/2014 00:00

Partia Demokratike bën sërish thirrje për hetimin e plotë të skandalit me serverin e tatimeve.

Deputeti Genti Strazimiri tha se opozita do te vazhdoje te ndermarre te gjithe hapat e nevojshem per te siguruar zbatimin e ligjit dhe venien perpara pergjegjesise penale te ekzekutoreve dhe derguesve te ketij akti kriminal.

“Partia Demokratike nuk do të rreshtë së kerkuari zbardhjen e kesaj ngjarjeje kriminale dhe do te vazhdoje te nderrmare te gjitha hapat e nevojshme per te siguruar zbatimin e ligjit dhe venien perpara pergjegjesise penale te egzekutoreve dhe derguesve te ketij akti kriminal”, tha Strazimiri.

Top Channel