Banoret e komunes Gostime ne rrethin e Gramshit kane zhvilluar të
shtunën një proteste kundër firmës nënkontraktore, e cila po ndërton
HEC-in e Banjës.

Sipas banoreve, kjo firme nuk ka zbatuar marreveshjen e nenshkruar me komunen, sipas se ciles, ne kete projekt do te punesoheshin banoret e zones, duke i dhene ne kete menyre edhe nje shtyse ekonomike. Banoret shprehen se tashme qe tokat e tyre ua mori hidrocentrali ata nuk kane asnje mundesi tjeter jetese dhe e vetmja rruge ishte punesimi ne kete kompani.

Nga ana tjeter perfaqesues te firmes Limak A.G.shprehen se vetem ne kete kompani, e cila eshte nenkontraktuar nga ‘Devoll Hidropawer’, jane punesuar 270 punetore prej te cileve 170 banore te zones.

Ndërtimi i HEC-it të Banjës, është vepra më e madhe hidrike që po ndërtohet mbi lumin Devoll, e cila sipas parashikimeve do te punesoje rreth 700 persona.

Top Channel