Banorët e Bradasheshit: Jo landfillit

25/01/2014 00:00

Banorët e komunës Bradashesh kanë protestuar mëngjesin e sotëm kundër
projektit të  Bashkisë së Elbasanit për ndërtimin e një landfilli për
përpunimin e mbetjeve në këtë zonë.

Sipas banorëve, ky projekt rrezikon jetën dhe mirëqenien e tyre pasi vendin ku është projektuar të ndërtohet landfilli i mbetjeve është vetëm 1 km larg pusit nga i cili furnizohen me ujë të pijshëm banorët e kësaj zone.

Sipas Bashkisë projekti pritet të nisë nga zbatimi në 2-3 muajt e ardhshëm, ndërsa banorët propozojnë që landfilli rajonal të ndërtohet në komunën Papër, fshat ky me më pak banorë dhe është më pranë lumit.

Protestuesit gjithashtu i kanë bere apel ministrit te Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, të largojë 50 fuçitë me lëndë helmuese cianur, të cilat gjenden në magazinat e Rezervave të Shtetit në Balëz, pasi sipas tyre janë një kërcënim për tre fshatra të kësaj komune.

Top Channel