Venizelos, tur takimesh në rajon

24/01/2014 00:00

“Athina zyrtare dëshiron dhe mbështet fuqishëm integrimin europian të
vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor. Shume shpejt do te vizitoj
kryeqytet e vendeve te rajonit.Do ta fillojme nga Tirana dhe ne vazhdim
do te shkojme ne Podgoricë, Sarajeve,Shkup,Beograd dhe pa dyshim ne
Prishtine. Athina eshte e vendosur qe vendet e rajonit te integrohen ne
Bashkimin Europian”, deklaroi nga athina gjate nje konference per shtyp
ministri i Jashtem te Greqise, Evangjelos Venizelos.

Sipas kryediplomatit grek, integrimi europian i Ballkanit Perendimor eshte nje nder akset kryesore te presidences greke te Bashkimit Europian. Sipas tij, jashte interesit te Athines nuk mbetet as Shkupi, edhe pse dy vendet e kane ende te hapur çeshtjen e emerimit te ish-republikes jugosllave te Maqedonise.

I pyetur nga Top Channel, Venizelos tha se dialogu me Shqiperine per ceshtjet e hapura po vazhdon. “Jemi duke i dhene zgjidhje ceshtjes se toponimeve dhe po punojme per diskutimet lidhur me marreveshjen e delimitimit te ujërave midis dy vendeve. Jemi ne kontakte te vazhdueshme me Kryeministrin shqiptar, zotin Rama,me zotin Peleshi dhe padyshim dhe me homologun tim, zotin Bushati. shpresoj qe se shpejti do te kemi te reja ne keto çeshtje. Une se shpejti do te shkoj ne Tirane ne kuader te turi tim ballkanik,ku do te kem serish kontakte me klasen politike shqiptare”, perfundoi Venizelos.

Nder çeshtjet e tjera qe shqetesojne politiken greke,Venizelos renditi si prioritet rikthimin e prestigjit te Greqise ne arenen nderkombetare, si dhe rritjen e rolit te saj si protagoniste e integrimit te Ballkanint ne Bashkimin Europian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA