“Rrugët elektorale shtuan aksidentet”

24/01/2014 00:00

Një nga arsyet e numrit të lartë të aksidenteve për Kryeministrin e
vendit, janë paratë e korrupsionit të rrugëve të ndërtuar pa cilësi.

Kryeministri sulmoi ashpër Qeverine e kaluar ne nje takim kombetar për çeshtjen e sigurisë rrugore.

“Ndërtimi me vite të tëra i rrugëve, si kanalet kulluese të parave, të taksapaguesve apo financimeve të huaja, në funksion të korrupsionit dhe si trofe partiakë në funksion të zgjedhjeve të rradhës, na ka sjellë sot në një situatë ku jo vetëm shpenzimet e mëdha nuk kanë vënë mbrapsht infrastrukturë me standarde normale, por ende më keq na kanë dhënë rrugë me nivelet tejet të larta pasigurie”, tha Rama.

Kryeministri tha se eshte hartuar nje pakete ligjore per sigurine ne rruge, e cila perfshin 60 masa te reja. Ndersa ministri i Brendshem Saimir Tahiri duke ju rikthyer edhe njehere debatit per gjobat, tha se, u thye pandeshkueshmeria, ndersa ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës tha se, duhen ndertuar rrugë me cilësi për të ulur numrin e aksidenteve.

“Përbëjnë dëshminë më kuptimplotë të trashëgimisë që na la Qeveria e kaluar, lidhur me paligjshmërinë dhe pasigurinë rrugore, por nga ana tjetër bëjnë po kaq një dëshmi elokuente të kapacitetit tonë shoqëror për të pranuar ligjin, sundimin e ligjit dhe barazinë para ligjin”, tha Tahiri.

“Ndërtimin e një aseti kombëtar, siç është sistemi i rrugëve, me një cilësi të re, me sinjalistikën e duhur, me elementët e sigurisë, me lidhje organike midis segmenteve të tij, veçanërisht atyre të reja dhe atyre ekzistuese”, tha Haxhinasto.

Sipas ministrit te Brendshem, ne tre muajt e fundt, u ul me 21 numri i aksidenteve me pasoje vdekjen. 

Top Channel