Mirditë, dhunon kunatën, arrestohet

24/01/2014 00:00

Dhuna e ushtruar mbi të kunatën ka çuar në pranga një 41-vjeçar
mirditor. Burimet policore bëjnë të ditur se është Pavlin Mena, i cili
dyshohet se ka ushtruar dhunë mbi 40-vjeçaren B.Mena.

Kjo e fundit është nusja e vëllait të agresorit.

Policia e ka klasifikuar si ngjarje e ndodhur për motive të dobëta, por nuk dihen ende detaje të plota si ka ndodhur dhe nëse gruaja ka pësuar dëmtime të rënda trupore.

Top Channel