Situata pas reshjeve të shiut në qarkun e Lezhës ka njohur përmirësim.
Zona më problematike, ajo e komunës së Dajçit ka rënie të sipërfaqeve
nën ujë nga 1500 në 1300 ha toke.

Permbytja ne kete zone ndodhi per shkak te mos pastrimit të shtratit te lumit prej dekadash. Një fakt i tille u rikonfirmua edhe nga Ndrek Mhillaj Specialist i Emergjencave Civile prane prefektures Lezhe.

Gjatë 24 orëve ku niveli i reshjeve është reduktuar në 30 milimeter shi në komunat Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh vazhdojnë që nën ujë të jenë rreth 300 hektarë tokë ndërsa në rrethin e Kurbinit janë 200 ha tokë nën ujë.

Ndalja e rreshjeve ka përmirësuar situatën edhe në komunën Balldren për fshatrat Kakarriq e Gocaj, ndërsa zonat kënetore dhe ato informale ka ende prani të lartë të ujit. Në Mirditë janë evakuar 2 familje të rrëzikuara nga ujrat e lumit Fan. Por rreziku është evident pasi edhe parashikimet e motit janë për një periudhë me reshje të shumta ndërsa ajo që shqetëson mësë shumti banorët jo vetëm në Dajç por edhe në zonat të tjera të zonës është dëmtimi i kulturave të mbjella.

Top Channel