Numri i lartë i aksidenteve në segmentin Morin – Kukës ka detyruar
forumet e sigurisë rrugore të Kosovës dhe Shqipërisë që gjatë një takimi
të përbashkët të zhvilluar në Kukës t’i kërkojnë Qeverisë shqiptare
dhënjen me koncension të Rrugës së Kombit, ndërtimin e 7 urave të
papërfunduara, vendosjen e sinjalistikës rrugore, ndërtimin e mbi e
nënkalimeve si dhe mbledhjen e të ardhurave nga taskat me qëllim që kjo
rrugë të kthehet në standartet ndërkombëtare.

Kërkesën e forumeve e kanë mbështetur edhe banorët e zonave, që autostrada prek. Ata kane humbur te afermit e tyre qe detyrohen te kalojne ne kembe mbi rruge per shkak te mungeses se kalimeve.

Sipas ekspertëve, pjesa më problematike e autostradës nis nga ura e Drinit, në afërsi të Kukësit, deri në Morin. Vetëm gjatë vitit 2013, bilanci I konfirmuar edhe nga policia rrugore flet për 10 persona të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Top Channel