Rama: Nuk ka projekt për devijimin e Radikës

23/01/2014 00:00

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar sallën e Kuvendit për të siguruar
se nuk ka asnjë projekt për devijimin e lumit Radika dhe se Qeveria
shqiptare nuk merr asnjë vendim që bie ndesh me interesaj e qytetarëve
të saj.

“Nuk ka një projekt të tillë. Edhe Qeveria maqedonase e ka konfirmuar dicka të tillë. Banka Botërore nuk ka financuar asnjë projekt të kësaj natyre dhe nuk bëhet fjalë që ta miratojë atë, pa marrë miratimin e Shqipërisë, fqinjëve të tjerë dhe pa zbatuar konventat ndërkombëtare. Ky është vetëm një mashtrim i radhës i opozitës”, tha Rama, duke kujtuar se ish-maxhoranca që sot ka ngritur shqetësimin për devijimin e lumit, është pikërisht ajo që shiti një copë det shqiptar për interesat e saj.

Kryeministri akuzoi opozitën se është bërë njësh me baltën e shpifjeve dhe se politika e PD-së është bërë politikë e vjetër komuniste.

Sa i takon cështjes së diskutuar për ndërhyrjen në serverin e tatimeve, Rama tha se në Prokurori tashmë është çuar kallëzimi për atë çfarë është gjetur aty dhe se do të jetë organi i akuzës që do të zbardhë shqetësimet e ngritura.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta