KLD zbulon shkeljet e gjyqtarit Lleshi

23/01/2014 00:00

Në përfundim të një inspektimi pesëditor në Gjykatën e Pukës, Këshilli i
Lartë i Drejtësisë i dorëzon ministrit të Drejtësise raport kontrollin
për ish-gjyqtarin Shtjefen Lleshi, i cili është gjetur me një sërë
shkeljesh në dosjet gjyqësore që ka relatuar.

Në një material te firmosur nga zevendeskryetari i KLD-së, i propozohet ministrit Naço te vije ne mbledhjet e ardhshme te KLD-së me nje kerkese procedimi disiplinor ndaj Lleshit, emri i te cilit u denoncua ne video-skandalin e transmetuar ne emisionin “Fiks Fare”.

Inspektoret kane konstatuar shkelje te natyrave proceduriale qe nisin nga vonesat ne zbardhjen e vendimeve dhe zvarritje te proceseve gjyqesore ne mbi pese raste. Shtjefen Lleshi aktualisht ndodhet i pezulluar nga detyra me nje vendim unanim te anetareve te KLD-së, menjehere pas transmetimit te videos, ku flitej per pazare ne drejtesi.

Ne nje kohe qe Prokuroria kerkoi arrestimin e tij se bashku me gjashte persona te tjere, Gjykata e Apelit zbuti ne fund te vitit masen personale nga arrest me burg ne arrest shtepie. Ne kete çeshtje hetimore ish-kryetari i Gjykatës së Pukes Shtjefen Lleshi ndodhet nen akuze per afera korruptive se bashku me nje ish-prokuror dhe ish-oficer te policise gjyqësore, edhe keta te liruar.

Kryetari i Shoqates se Avokateve Penaliste, Saimir Visha sjell ne vemendje faktin se ndersa protagonistet e skandalit korruptiv ne Puke jane liruar nga arresti, ne qeli vazhdojne te mbahen avokatet dhe sekretaret.

“Gjyqtari i Pukës, prokurori i Pukës janë të lirë, ndërkohë që avokatët qëndrojnë në masë sigurimi në burg për të njëjtën vepër penale, pra dy kemi standarde, një për funksionarët publikë, dhe një tjetër për avokatët. Tre avokatë sot ndodhen në paraburgim, dhe asnjëri prej tyre nuk akuzohet për korrupsion pasiv apo aktiv. Njëri akuzohet për moskallëzim krimi, dy të tjerët për ushtrim ndikimi të paligjshëm”, tha Visha.

Gjate inspektimit ne fjale, eshte dale ne perfundimin, se disa te denuar ne kete gjykate jane liruar per shkak te disa raporteve  mjekesore te leshuara nga mjeket, te cilet kane evidentuar se personat ne fjale ishin ne gjendje te rende shendetesore. Per kete KLD i kerkon Ministrise se Shendeteise verifikimin e te dhenave mbi mjeket e familjes dhe mjeket e tjere qe leshojne dokumenta te tilla te dyshimta qe me pas perdoren ne procdimet penale.

Top Channel