Gjykata shpall falimentin e “Belle Air”

23/01/2014 00:00

Gjykata Civile e Tiranës pranoi kërkesën e kompanisë ajrore ‘Belle Air’
për hapjen e procedurave të falimentit, 2 muaj pasi kompania në fjalë
kishet dorëzuar kërkesën pranë kësaj gjykate.

Në vijim të këtij vendimi, gjyqtari Ilir Çeliku u shpreh se si administratore e falimentit caktohet ekspertja e licencuar nga Ministria e Drejtësisë, Ingegerta Bebi.

Ndërkohë, shtoi gjyqtari, brenda afatit të 90 ditëve të gjithë kreditorët e shoqërisë kanë të drejtën të paraqesin pretendimet e tyre përpara administratores së falimentit dhe se të gjithë personat që kanë detyrim ndaj debitorit duhet t’i paguajnë tek administratorja.

Sipas gjyqtarit Çeliku, një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Qendrës Kombëtare të Bizneseve si dhe urdhërohet publikimi i vendimit në buletinin e njoftimeve publike.

Top Channel