Në datën 1 janar kanë hyrë ne fuqi ndryshimet në Ligjin për Ndihmën
Juridike, për çdo shtetas që nuk ka mundësi financiare, i cili mund t’i
kërkoje shtetit avokat për proceset penale, civile apo administrative
dhe që gjithashtu përjashtohet edhe nga pagimi i taksës gjyqësore dhe i
çdo shpenzimi gjyqësor.

Per te perfituar nje mbrojtes per çeshtjen tuaj gjyqesore, te cilesdo natyre, duhet vetem t’i drejtoheni Ministrise se Drejtesise e konkretisht Komisonit Shteteror per ndihmen juridike per te plotesuar kete formular.

“Iniciativa e fundit ka qenë përjashtimi i kategorive vulnerabël nga tarifat e gjykatës. Çfarë do të thotë kjo? Për ta nisur nga a-ja, qytetari në tërësi ka vetëm një detyrë, të vijë të paraqesë aplikimin pranë Komisionit të Ndihmës Juridike në Ministrinë e Drejtësisë. Më pas është Komisioni qe merr vendimin dhe sekretariati pranë tij, i cili merret me zhvillimin e të gjitha procedurave, me plotësimin e të gjithë dokumentacionit të këtij qytetari. Ne plotësojmë dosjen, e paraqesim në mbledhjet, të cilat ka dhe raste që janë emergjente dhe japim ndihmën juridike”, thotë Blegina Agolli, kryetare e Komisionit Shtetëror për Ndihmën Juridike.

Por ndersa ne progresraportin e Komisionit Europian sygjerohet te rritet transparanca, eficensa dhe besueshmeria ne sistemin e ndihmes juridike , duke permirësuar garantimin e te drejtes per akses ne drejtesi, kreu i ketij Komisioni shikon si domosdoshmeri edhe perfshirjen e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, si pjese te ketij grupi pune.

“I vetmi ndryshim me të cilin Komisioni po merret në shqyrtim për momentin është që të mendohet që brenda kuadrit ligjor, anëtar komisioni duhet të jetë edhe një përfaqësues i Ministrisë. Eshtë një Ministri me staf që ka të bëjë me prekjen e drejtpërdrejtë të këtyre katogorive të cilët aplikojnë pranë Komisionit. Eshtë i domosdoshëm një përfaqësues i asaj ministrie për shkak të të gjithë diapazonit të punës dhe shtrirjes që ata kanë”, sqaron Agolli.

Per vitin 2013 i jane drejtuar Komisionit Shteteror nga te gjitha rrethet 171 qytetare, ku kryesojne kerkesat per avokat nga shteti  per padite e divorcit dhe çështjet administrative, ndersa 39 te tjera jane te natyres penale, ku qytetaret rezultojne nen akuze dhe nuk kane mundesi financiare te mbrohen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA