Përmirësimi i cilësisë se ajrit dhe eliminimi i 30 hotspoteve ne gjithe
vendin mbeten disa nga sfidat e medha te Ministrise se  Mjedisit.

Te gjitha bizneset e industrise se rende do te monitorehen, nese e zhvillojne biznesin brenda ligjit, persa i perket respektiomit te kushteve mjedisore.

“Problematika që ne konstatojmë sot në këtë industri funksionale është shumë e gjerë, e cila lidhet kryesisht me ndotjen e ajrit dhe aktivitetet industriale. Industria është kontribues i shkarkimit të gazeve me efekt serë dhe për pasojë ajo shkakton probleme në nivel global. Shumë shpejt do të vihen në funksion gjashtë laboratorë, njëri prej tyre i lëvizshëm, që do të monitorojnë cilësinë e ajrit në mbarë vendin”, tha ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

Ambasadori i Këshillit të Europës ne Shqiperi Ettore Sequi tha se nje pike e dobet ne Shqiperi mbetet zbatimi i ligjeve.

“Zbatimi i legjislacionit per mjedisin ne Shqiperi eshte i dobet. Ne jemi ketu per te dhene te gjithe asistencen e duhur teknike, dhe kemi ofruar edhe mbeshtetje financiare, nga viti 2008 e deri me sot ne kemi dhene 140 milionë euro per mjedisin”, u shpreh Sequi.

Kreu i Mjedisit tha se pyllëzimi do të jete nje tjeter sfide e rendesishme e Ministrise se Mjedisit, edhe pse rezultojne se shume biznese qe kane ndotur nuk e kane zbatuar kete rregull.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA