Kallzim penal ish-zyrtarëve të METE

14/01/2014 00:00

Ministria e Energjetikës dhe Industrisë ka kërkuar fillimin e ndjekjes penale, për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera dhe ankande publike, për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të këtij institucioni dhe ish-Përgjegjësit të Sektorit të Lejeve të Koncesioneve Energjetike.

Pas një auditimi mbi rregullshmërinë e dhënies së koncensioneve, për periudhën qershor-shtator 2013, janë konstatuar shkelje të rënda ligjore, sa i përket shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.

Për këto shkelje, raporti thotë se mbajnë përgjegjësi Dardan Domi, në cilësinë e kryetarit të Vlerësimit të Ofertave, dhe Andi Çerma, në cilësinë e kryetarit të Njësisë së Hartimit të Dokumentave.

Auditi evidentoi se sistemi i procedurës konkuruese për 14 hidrocentrale ka shfaqur mangësi në fazën e përpilimit dhe të miratimit të dokumenteve standarde të procedurës konkuruese; në fazën e publikimit të ftesës për ofertë; ashtu edhe në fazën e vlerësimit të ofertave dhe shpalljen e fituesit.

Nga auditimi i materialeve të dosjeve të zhvillimit të procedurave përzgjedhëse, në të gjitha fazat janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, për koncesionet dhe vendimin e qeverisë për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së koncesioneve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA