
Virozat janë në kulmin e shpërthimit të tyre. Stina e dimrit është ajo që favorizon më së shumti përhapjen e sëmundjeve infektive të rrugëve respiratore.
Por, vlerat e temperaturave, të cilat vleresohet se janë shumë më të larta se norma e stinës kanë bërë që sezoni i virozave sivjet të nisë më vonë.
Instituti i Shëndetit Publik njofton se aktualisht numri i rasteve të raportuara në jave me infeksione respiratore ka arritur në 11-12 mijë raste për të gjithë vendin.
Situate e cila na mban ende shume larg pragut te epidemise, e cila kapet me 16 mije raste ne jave.
Por, duket se me e keqja ende nuk ka mberritur, sepse pritet qe me uljen e temperaturave te shtohet ndjeshem edhe fluksi i te prekurve nga virozat e stines.
Specialitet e ISHP raportojne se rastet e prekura jane vetem me infeksione respiratore.
Duke pasur parasyesh se sezoni i gripit fillon ne muajin nentor, kulmon ne muajt: janar–shkurt, per te perfunduar ne prill-maj, duhet te bejme kujdes, nese ende nuk jemi prekur nga nje virus stinor.
Top Channel