
Gjatë një ceremonie për 101-vjetorin e Policisë së Shtetit, ministri i
Brendshëm Saimir Tahiri i është përgjigjur debateve të fundit në lidhje
me disa aksione të policisë, duke dhënë sinjale se ato jo vetëm që do të
vazhdojnë, por edhe do të intesifikohen.
Ai ka inkajuar se, cdo polic ka mbeshtetjen e qeverise per te luftuar paligjshmerine, ne sherbim te qytetareve.
“Ka një debat të madh, shpeshherë padrejtësisht lidhur me punën e përditshme që bën Policia e Shtetit. Dua të siguroj çdo punonjës policie, se beteja jonë përballë paligjshmërisë, krimit të organizuar dhe korrupsionit ka sfida të shumta dhe vështirësi të shumta, madje dua të inkurajoj çdo punonjës policie të bëjë detyrën në përmbushje të ligjit dhe në respekt të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut”, tha Tahiri.
Ministri u shpreh se vendi ka kriminalitet, por jane reformat e duhura ato qe po japin rezultate kunder krimit.
“Kriminaliteti është masiv dhe tendenca e paligjshmërisë është masive në vendin tonë. Kështu e gjetëm. Por nga ana tjetër, sfida e Policisë së Shtetit për t’u përballur me kriminalitetin fillon nga vetvetja, nga nevoja për t’u reformuar dhe nga nevoja për t’u bërë më e fortë për t’u përballur me krimin”, tha Tahiri.
Ne fund te ceremonisë u shperndane medalje dhe certifikata mirenjohjeje, per disa nga ekspertet e policise.
PD: 101 vjetori, policia në vështirësi
“Profesonistet janë shkarkuar, vendin e kanë zënë militantët”
Në një reagim të saj, Partia Demokratike ka deklaruar se Policia e Shtetit është në ditët e saj më të vështira, pasi janë larguar profesionistët nga radhët e saj dhe janë zëvendësuar nga militantët.
“Me rastin e 101-vjetorit të Policisë së Shtetit, PD përshëndet punonjësit e policisë kudo që janë. Megjithëse ajo po kalon ditët më të këqija, sepse profesionistët janë zëvendësuar me militantët e PS dhe kriminaliteti është shtuar, sërish ne besojmë se në strukturën e saj policia ka shumë punonjës të përkushtuar”, deklaroi deputeti Arben Ristani.
Top Channel