Rritja e pensionit social

13/01/2014 00:00

Skema e pensioneve, e cila rëndon me një deficit financiar prej 42
miliardë lekesh mbi buxhetin e shtetit, pritet te reformohet ne pika te
rendesishme te saj.

Keshilltari i ministrit te Mireqenies Sociale dhe Rinisë, Enkelejd Musabelliu, sqaron se ne diskutimin e grupit te punes do te jete rritja e pensionit social.

“Pensioni social do të jetë diçka, aq i lartë sa të garantojë minimunin dhe një jetë të denjë për çdo pensionist shqiptar, por nuk do të jetë i disponueshëm për ata që nuk kanë kontribuar fare në skemë. Pra duhet të jesh pjesëmarrës në këtë skemë, në mënyrë që të marrësh këtë pension social”, thotë Musabelliu.

Brenda muajve te pare te ketij vit do te ngrihet nje grup pune, i cili do te drejtohet nga kreu i Ministrisë së Mirëqënies Sociale, ku do te vendoset menyra e re e kontribuimit, por edhe perfitimi nga skema e sigurimeve.

“Paga minimale kontributive është diku te 191 mijë lekë të vjetra, ndërsa paga maksimale është 751 mijë lekë të vjetra.Duke qenë se ekziston një pension tavan, që nuk mund të jetë më shumë se dyfishi i pensionit bazik që caktohet me vendim qeverie, kjo skemë e ka presuar shumë diferencën mes pensionit minimal dhe pensionit mesatar dhe ka bërë që ata me paga të larta të mos kenë asnjë interes për të paguar. Një mundësi për ta ulur deficitin është që të rriten kontributet nga ata që kanë paga të larta, pra individët paguajnë më shumë dhe një parim themelor që do të ndiqet gjatë hartimit të reformës do të jetë që ky tavan të hiqet në mënyrë që kujtdo që ka një pagë të lartë dëshiron një pension më të lartë kur të dalë në pension, të ketë mundësinë që të paguajë më shumë. Praktika botërore është që përcaktohet një moshë, që është edhe rreth 35-40 vjec dhe të gjithë ata që janë të kësaj moshe dhe në marrëdhënie pune automatikisht kalojnë në skemën e re”, sqaroi Musabelliu.

Ne gjithe vendin numerohen 561 mije pensioniste, per te cilet cdo vit duhet te shpenzohen 94 miliardë leke. Informaliteti dhe numri i ulet i kontribuesve ben qe te kemi 1 kontribues per 1 perfitues, nderkohë që skema normale do te ishte 6 kontribues, per 1 perfitues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA