Kukës, protestë për rrugët
13/01/2014 00:00
Në fshatin Surroj të Kukësit zonë e thellë malore është ndezur nje
konflikt mes banorëve dhe kompanisë që shfrytëzon burimet
mineralmbajtëse të kromit dhe të hekurnikelit.
Banorët kanë protestuar për të shprehur shqetësimin ndaj kompanisë. Sipas tyre automjetet e transportit të rëndë që pershkojnë rrugën mes shtëpive dhe fermave të fshatarëve po demtojne rruget dhe kullotat
Banorët denoncojnë kompaninë e kromit, e cila ka një rrugë tjetër të përcaktuar për të kaluar dhe jo rrugën e fshatit dhe shumë pranë banesave të tyre.
Top Channel