Sezoni turistik në prag, pala greke zgjat orarin për kalimet në pikën kufitare të Qafë Botës
Një person ka tentuar të vetëvritet, duke kërcënuar me hedhje nga
lartësia, po ndërhyrja në kohë e shërbimeve të policisë ka bërë të
mundur shpëtimin e tij.
Ngjarja ndodhi paraditen e së hënës, në lagjen numër 5 të qytetit bregdetar, në afërsi të ish-rajonit të policisë.
Paraprakisht deklarohet se pas një sherri me bashkëshorten dhe në gjendje të dehur një nga banorët e pallatit 5-katësh, shtetasi Sheme D.është varur në tubacion shkarkues të ujërave të taracës duke kërcënuar se do t’i japë fund jetës.
Negocimi i uniformave blu me të ka qenë pozitiv, po pas kthimit në banesë shërbimet e kanë shoqëruar në komisariat për të marrë deklaratën e tij mbi ngjarjen. Nga dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve dyshohet se personi ka dhe probleme të shëndetit mendor.
Top Channel