Gjirokastër, komunat dëmtojne pyjet

13/01/2014 00:00

Drejtoria e Shërbimit Pyjor në Gjirokastër ka bërë me dije se
shpërdorimi i rolit administrues të pyjeve dhe kullotave prej njësive
vendore është shoqëruar me pasoja katastrofike në sipërfaqet pyjore në
të gjithë qarkun.

Sipas drejtorit të Shërbimit Pyjor Spiro Diamanti gjatë inspektimit në terren po vërehet degradimi i sipërfaqeve pyjore të prera  jashtë cdo kriteri në shumë njësi vendore si dhe dhënia e lejeve të paligjshme të shfrytëzimit të pyjeve dhe kullotave për përfitime personale të krerëve të komunave apo këshillave komunarë e bashkiakë.

Në të gjithë territorin që monitoron kjo drejtori  shtrihen rreth 20 mijë ha pyje komunale, 2900 ha pyje private dhe 5890 ha pyje shtetërorë çka do të thotë se pasuria më e madhe në sipërfaqen e pyje kullotave po administrohet dhe menaxhohet prej komunave.

Kontroll prerjes se pyjeve

Ulja e temperaturave gjatë stinës së dimrit shton kërkesat e qytetarëve për dru zjarri, ndërkohë që rastet abuzive shtohen në pyje. Ne qarkun e Beratit policia ka nisur nje kontroll gjithashtu edhe Drejtoria e Pyjeve qe tregon se jane penalizuar dhjetra persona.

Pavaresisht nderhyrjes demtimi i pyjeve vijon dhe gjobat e vendosura nga administrate shteterore nuk mblidhen.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta