Cmimi i biletës së linjave urbane në Tiranë mbetet një nga problemet e shoqatave të transportit, që kërcënojne prej më shumë se një viti me rritjen e saj për shkak të kostos në procesin e punës së tyre.

Aktualisht bileta e autobusëve të linjave qytetase kushton 30 lekë, ndërsa kërkohet rritja e saj në 70 lekë. Kushtet e vëna nga Shoqata e Transportit Urban janë rritja e cmimit të biletës ose heqja e akcizës së naftës dhe TVSH-së së biletës.

Në muajin dhjetor kompanitë që zotërojnë linjat e transportit urban qytetas në Tiranë zhvilluan një grevë disa orëshe për të përforcuar kërkesat e tyre. Edhe pse Bashkia e Tiranës, institucioni që ka licencuar kompanitë që operojnë në treg, ka dalë kundër rritjes së cmimit të biletës, fjala e fundit për këtë i takon qeverisë që pritet të marrë një projekt-ligj nga Ministria e Financave, sipas të cilit do të shqyrtohet rritja ose jo e cmimit të biletës në mbledhjet e ardhshme të saj.

Pjesë e kërkesave të shoqërive të transportit urban janë edhe subvencionimi i kategorive që përfitojnë lëvizjen falas. Ndërkohë jo në pak raste shoferët dhe faturinot e autobusëve nuk janë paguar nga shoqëritë përkatëse me pretendimin se ato ndodhen në vështirësi financiare.

Aktualisht për 9 linja të transportit publik në kryeqytet veprojnë 5 operatorë të kontraktuar.  

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta